KKVITI

Azemi: E kemi humbur luftën me vdekjet e punëtorëve në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar për RTK-në se Kosova vazhdon të përballet me një situatë shqetësuese sa i përket sigurisë në punë, ndërsa tha se vendi “e ka humbur luftën” në raport me vdekjet e punëtorëve në sektorin privat.

“E kemi humbur luftën në raport me vdekjet e punëtorëve në sektorin privat të Kosovës. Viti 2025 ka qenë viti më fatkeq për punëtorët pas luftës, ndërsa edhe ky vit ka nisur me një gjendje shumë të rëndë”, tha Azemi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në, Azemi foli edhe për aksidentin tragjik në një vendpunishte në Prishtinë, ku nga rrëzimi i një vinçi humbi jetën një punëtor i ri, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.

Ai tha se humbja e jetës së një punëtori të ri është një tragjedi e rëndë për familjen, komunitetin e punëtorëve dhe gjithë shoqërinë kosovare.

“Fatkeqësisht, të humbësh një punëtor të ri është tepër e rëndë edhe për punëtorinë, edhe për gjithë Kosovën. Është shumë e tmerrshme kur familja pret që ai të kthehet në shtëpi, por përballet me një tragjedi të tillë”, tha Azemi.

Mobi Casa

Ai ngriti shqetësime edhe për praninë e një 18-vjeçari në vendpunishte, duke theksuar se rasti duhet të hetohet nga institucionet përgjegjëse.

Azemi tha se pret rezultatet e hetimeve nga Inspektorati i Punës, Policia dhe Prokuroria, por shtoi se, sipas informacioneve paraprake që ka marrë, në këtë rast dyshohet se faktori njerëzor ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.

“Do të presim çfarë do të thonë Inspektorati i Punës dhe Prokuroria. Brenda dy ose tri ditëve besoj se do të dihen të gjitha detajet. Sot mund të themi se faktori njerëzor është shkaku pse ka ndodhur ky rast”, deklaroi ai.

Duke komentuar deklaratën e Inspektoratit Qendror të Punës se vendpunishtja nuk ishte inspektuar më parë, pasi ndodhej në fazën fillestare të punimeve, Azemi tha se, megjithëse inspektorët nuk mund të jenë në çdo vend, sipas tij problem mbetet mungesa e sanksioneve të mjaftueshme ndaj kompanive që nuk respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.