Mobi Casa

Azem Syla komandonte grupin kriminal të SHIK-ut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, pas luftës ishte udhëheqës i një grupi kriminal që funksiononte në kuadër të Shërbimit Informativ të Kosovës, (SHIK). Kështu thuhet në aktgjykimin e nxjerrë në rastin Bllaca II, një kopje të cilit e ka siguruar gazeta.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi, thuhet se është fakt i provuar përtej dyshimit të arsyeshëm, se Nazim Bllaca e kishte marrë armën e tipit Scorpion afër Hotelit Victory më 6 gusht 1999 në një makinë, ku mes të tjerëve ishte edhe Azem Syla.

Mobi Casa

“Pistoleta ishte sjellë nga Fahredin Gashi për Nazim Bllacën. Nazim Bllaca, Fahredin Gashi, Sadik Abazi, Bekim Syla dhe Shpresim Uka, më pas vozitën me makinë në lokalet e të ndjerit Ibush Kllokoqi, në drejtim të Kodrës së Diellit”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit, në bazë të të cilit janë dënuar me burgim Shpresim Uka, Sadik Abazi, Driton Hajdari, Bekim Syla dhe Shaban Syla me gjithsejtë 54 vjet burg për vrasjen e Ibush Kllokoqit, vrasjen e rëndë në tentativë të Ismet Arifit e Adem Salihajt.

EULEX-i, në tetor të vitit të kaluar i ka pezulluar hetimet ndaj Azem Sylës, por emri i tij përmendet në aktvendimin e gjyqtarit gjerman Tore Thomassen, si udhëheqës i këtij grupi kriminal që kreu vrasje politike pas luftës.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.