Mobi Casa

“Azem Syla fajtor që janë 26 mijë veteranë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Azem Syla i ka fajet që ende nuk dihet se kush është veteran, e kush është gënjeshtar.

Këtë fajësi komandant Dajës ia vesh kreu i veteranëve të Luftës, Muharrem Xhemajli raporton Kohavisioni.
Ai bën atë fajtor që më shumë se 26 mijë qytetarë që posedojnë kartelën e veteranit të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës ende nuk i janë nënshtruar procedurave të selektimit për të vërtetuar se cilët në të vërtet ishin çlirimtarët e vendit.

Komisioni prej 12 anëtarëve, pjesë i të cilit është edhe Xhemajli, përbëhet prej komandantëve të zonave të UÇK-së, e ndërsa kryesohet nga Azem Syla, raporton KTV-ja.
Sipas Xhemajlit, komisioni është dashur të funksionalizohet në fillim të qershorit, por edhe pse janë takuar 3 herë, sipas tij, punën askush nuk e ka marrë seriozisht.

Uji Dea

Ai është shprehur i zhgënjyer. Xhemajli madje nuk heziton t’i quajë fajtorë për fryrjen e numrit të veteranëve Sylën e Fazliun.
Kjo sipas tij, duke të jetë edhe arsyeja përse nuk po nis punën edhe komisioni.

Kohavisioni ka provuar të kontaktojë me Azem Sylën, por ka qenë i pamundur kontakti me të. Deri sa ka pritur dy javë për një prononcimi të Faik Fazliut, i cili udhëheq zyrën për veteranë në qeverinë e Kosovës për funksionalizimin
e komisionit.

Kreu i veteranëve ka thënë se do të presin deri në shtator dhe nëse gjërat nuk ecin përpara, ata do të marrin në duar procesin. Mosfunksionalizimi i komisionit për seleksionimin e veteranëve ka lënë peng edhe zgjidhja e çështjes së statusit të veteranëve.
Pasi që Qeveria dhe Organizatat e Veteranëve ishin dakorduar që të amandamentohej ligji i vlerave të luftës dhe pjesë e tij të bëheshin serish edhe çlirimtarët pasi të dihej numri i saktë i tyre. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.