GRANDEMALL

Avramopoulos: Kosova tashmë është pjesë e familjes evropiane

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Komisioneri për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë nuk ka dyshim që Kosova tashmë është pjesë e familjes evropiane, raporton “zeri.info”.

Avramopoulos, po ashtu ka thënë se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës ka ardhur si pasojë e punës së përkushtuar që kanë bërë institucionet e Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur që e ndajmë këtë moment të rëndësishëm me qytetarët e Kosovës. Vizita jonë rastis me një ngjarje tjetër dhe shpresoj që të dy ngjarjet UEFA dhe liberalizimi janë në shërbim të qytetarëve. Jemi këtu që të ndajmë këtu këtë gëzim me juve si evropian. Kosova është pjesë e familjes evropiane dhe nga momenti kur kjo derë do të hapet dhe dita nuk është shumë e largët kur së bashku do të shënojmë. Propozimet të cilat i kanë paraqitur dje janë rezultat direkt i punës se madhe dhe përpjekje e autoriteteve kosovare dhe për të arritur progres në fusha të caktuara. Këto reforma janë shumë të qenësishme jo vetëm për dialogun por edhe për forcimin e ligjit, sigurinë e brendshme dhe një funksionim të mirë të sistemit gjyqësor”, ka deklaruar Avramopoulos, raporton “zeri.info”.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë po ashtu se tani Kosovës i mbetet vetëm edhe ratifikimi në Kuvendin e Kosovës, për demarkacionin me Malin e Zi.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha parakushtet për liberalizimin e vizave dhe e kuptojmë se nga dita e aprovitmit Kosova do ta ratifikoj marrëveshjen me kufirin me Malin e Zi dhe luftën kundër korrupsionit. E di që autoritetet kosovare janë shumë të përkushtuara që ti përmbushin këto parakushte. Liberalizimi do të mundësoj që njerëzit të krijojnë kontakte e të shkëmbejnë biznese. Besoj se BE dhe KE do ti aprovoj këto. Është një hap shumë i rëndësishëm që e sjell Kosovën një hap më afër Evropës”, ka deklaruar Avramopoulos, raporton “zeri.info”.

Ai po ashtu tregoi se lëvizja e lirë drejt zonës “Shengen”, ka edhe disa obligime të saj, të cilët qytetarët e Kosovës nuk duhet ta keqpërdorin këtë liri të lëvizjes. Sipas Avramopoulos, shumë shpejt do të filloj edhe kampanja për mos abuzimin e liberlazimit të vizave. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.