ARKATANA

AVONET paralajmëron: Tender gjysmë milioni euro me dokumente fiktive – rrezikohet shëndeti i qytetarëve në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka shpërblyer me tender në vlerë prej afër 500,000.00 euro një operator ekonomik, i cili ka aplikuar me dokumente fiktive. Më shqetësues është fakti se ky tender ka të bëjë me shërbime shëndetësore profesionale, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve të kësaj komune – thuhet në reagimin e Kenan Gashit nga AVONET.

Postimi i plotë:

Ky operator ekonomik është i njohur për praktika të vazhdueshme mashtruese, duke fituar kontrata publike përmes dokumentacionit të rremë, ndërkohë që institucionet përgjegjëse mbyllin sytë.

Uji Dea

Kur ke zyrtarë përgjegjës të prokurimit që veprojnë në shërbim të oligarkëve, dhe anëtarë të komisioneve të vlerësimit që janë të kapur nga interesat e operatorëve ekonomikë, atëherë nuk mund të flasim më për një sistem të drejtë apo për ligjshmëri – kjo është formë e pastër e korrupsionit të organizuar.

Kjo situatë kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe hetim të plotë.
Pas disa ditësh, do ta bëjmë publik hulumtimin tonë të detajuar, ku do të dalin në pah të gjitha faktet që dëshmojnë këtë skandal dhe përfshirjen e zyrtarëve përgjegjës në këtë aferë.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen, ndërsa institucionet kanë për detyrë të mbrojnë interesin publik – jo të shërbejnë si mjet për pasurimin e paligjshëm të një grushti individësh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.