Eko Higjiena

Avokati: Kadri Veseli s’ka lidhje me komunikatat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë parashtrimeve të tij në deklaratën përmbyllëse, mbrojtja e Kadri Veselit, e përfaqësuar nga Rodney Dixon ka thënë se klienti i tij nuk ka pasur lidhje me komunikatat e UÇK-së.

Ai thotë se Prokuroria pretendon se Veseli ka ndihmuar shpërndarjen e deklaratave të UÇK-së, që ka formuar shtyllën kurrizore të politikave të bashkëpunëtorëve- rrjedhimisht për komunikatat dhe deklaratat.

Sipas avokatit Dixon, Prokuroria pretendon se Veseli ka dhënë të gjithë informacionin që është pasqyruar në këto komunikata

“E gjithë gjëja sipas ZPS-së vinte prej tij, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë prove që mbështetë këtë pretendim të ZPS-së”, tha ai.

HW

Ai tha gjithashtu se Prokuroria e ka parë të nevojshme që të krijojë lidhje në mes Veselit dhe komunikatave si të vetmen mënyrë, sipas tyre, për ta lidhë atë me krimet.

“Është e nevojshme që të krijohet kjo lidhje në mes Veselit dhe komunikatave në njëfarë mënyre sepse kjo është e vetmja mënyrë që lidhet ai me krimet. Megjithatë, kjo është një mënyrë dëshpëruese e ZPS-së për ta fajësuar klientin tim dhe nuk jep asnjë provë që e mbështetë dhe e konfirmon këtë. Gjuha që ka përdorur dhe formulimi që ka përdorur ZPS-ja është e vagullt, është e përgjithshme. ZPS-ja thotë se; Kadri Veseli ka marrë, ka vlerësuar dhe ka transmetuar, ka dhënë informacion inteligjent që ka formuar bazën e komunikatave”, tha ai.

Dixon shtoi se nuk është e qartë se për çfarë informacioni inteligjent bëhet fjalë dhe se kujt ia ka dhënë këtë informacion.

“ZPS-ja nuk sqaron për shembull nëse Veseli i ka hartuar, shpërndarë, ose dhënë për palë të tjera këto komunikata. Kjo është e rëndësishme sepse në të kundërtën janë fjalë bosh. Në qoftë se ti ngre një pretendim të tillë, është e rëndësishme që të japësh fakte dhe të konfrmosh pretendime të tilla”, tha ai. /BD

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.