GRANDEMALL

Avokati Bajraktari: Procesi është në një fazë delikate, deklarimet sikur e Kurtit shkojnë në funksion të Prokurorisë

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Deklarime të ulëta dhe në funksion të Prokurorisë në Hagë, po konsiderohen ato të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar pas deklaratës se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po japin “instruksione politike nga burgu në Hagë”.

Thaçi dhe Veseli, bashkë me Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin po përballen me një proces të tejzgjatur gjyqësor. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë pas akuzave për krime të pretenduara të luftës.

Avokati Ardian Bajraktari thotë se procesi gjyqësor është në një fazë delikate dhe deklarime të tilla shkojnë në funksion të Prokurorisë.

“Sa i përket impaktit të tyre në procedurë, ne kemi qenë dëshmitarë në të kaluarën ku deklarata edhe të personave shumë më me pak ndikim në shoqëri ka ndikuar që Prokuroria Speciale t’i përdor si prova në drejtim të justifikimit të kërkesave të tyre për vazhdimin e masave të paraburgimit, si masa më e ashpër për sigurimin e prezencës të pandehurit në procedurë. Prandaj, në këto rrethana ku procesi gjyqësor është në një fazë shumë delikate në Hagë, vlerësoj që deklarata të tilla shkojnë në funksion të Prokurorisë, për çka vlerësoj që nuk duhet të ndodhin nga kushdo qoftë, e aq më tepër nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti”, deklaron ai.

Avokati Ardian Bajraktari thotë se është e pamundur që të ketë komunikime të tilla, meqë ka monitorime strikte.

Uji Dea

“Një deklarim i tillë është i ulët nga ana e kujtdo qoftë që shkon në drejtim të ish-krerëve të UÇK-së. Po ashtu vlen të theksohet që ka një kohë relativisht të gjatë kur masat janë jashtëzakonisht të ashpra për sa i përket çështjes së realizimit të vizitave nga ana e kujtdo qoftë që shkojnë për t’i vizituar. Dhe rrjedhimisht të njëjtat bëhen në monitorim strikt stafit të Dhomave të Specializuara, për çka një gjë e tillë absolutisht në bindjen time është e pamundur të ndodhë”, shton ai.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se Kurti me këto deklarata “po vazhdon me qenë argat i prokurorisë”.

“Për më shumë sa i përket deklarimit në raport me presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli, nuk është diçka e re. Është e dhimbshme që me këtë deklaratë po vazhdon me qenë argat i prokurorisë, sepse deklarata të tilla janë deklarata të cilat e dëmtojnë drejtpërdrejt pozicionin e tyre, por nuk është befasuese e as nuk është diçka e re sepse kompleksi i zotëri Kurtit në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është diçka që e ka definuar gjatë gjithë jetës. Përndryshe si mund ta arsyetoni që kurrë në jetë nuk ka shkuar për t’i vizituar atje, as Rexhep Selimin madje”, përfundoi ai.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka dënuar këtë deklaratë, duke thënë se “mund të përdoret drejtpërdrejt në dëm të tyre’. Kurti këtë deklaratë e ka dhënë më 2 korrik në një intervistë në Tëvë1.

“Ky deklarim publik është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe politikisht i rrezikshëm, veçanërisht në një kohë kur ndaj Thaçit dhe të tjerëve është ngritur një aktakuzë e re, që përfshin pretendime për frikësim, pengim dhe hakmarrje ndaj dëshmitarëve, nëpërmjet komunikimeve të mundshme nga institucioni i paraburgimit. Dhe tani, vetë ish Kryeministri i Kosovës mbështet publikisht një narrativë që mund të përdoret drejtpërdrejt në dëm të tyre, duke i dhënë jehonë të panevojshme një çështjeje që është tashmë nën vlerësim gjyqësor ndërkombëtar. Z. Kurti, kur s’mund të ndihmosh, të paktën mos i dëmto!”,thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Në këtë reagim thuhet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka vizituar asnjëherë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë dhe se nuk ka reaguar për “keqtratjtimet dhe padrejtësitë” që po u bëhen atje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.