Mobi Casa

Avokatët mashtrues rrezikojnë 5 vjet burg

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mbi dhjetë avokatë, Sadik Tanyol, Prenk Pepaj, Mustafë Musa, Muharrem Ramadani, Xhafer Maloku, Xhavit Krreku, Haxhë Nikqi, Fahire Qeko-Kabashi, Shefqet Ibrahimi, Bedri Godanci, rëndon një aktakuzë e ngritur nga Prokuroria Speciale.

“Të njejtët gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, ndërsa kanë përfaqësuar interest e klientëve pranë kompanisë së sigurimit “Kosova në likuidim” në Prishtinë, me qëllim që të përfitojnë pasuri të kundërligjshme, kanë ushtruar kërkesë për kompensim dëmi dhe të njejtit i kanë përmbushur duke marrë mjetet financiare pranë kompanisë së sigurimit, në emër të palëve të dëmtuara për kompensim dëmi në komunikacion, e kryesisht për lëndime trupore.

Fundamenti

Kompanisë së sigurimeve nuk i kanë rekomanduar që mjetet financiare t’i transferojë në xhirollogaritë e tyre, me qëllim që të kenë kontroll dhe monopol mbi ato mjete financiare për arsye keqpërdorimi”, thuhet në aktakuzën PPS/22/09 të ngritur nga prokurori Ali Rexha./Kosova Sot/