UBT

Avokatët e korrupsionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sistemi i avokatisë duket se është truri qendror i cili krijon dhe prodhon fenomenet negative dhe të kundërligjshme në sistemin gjyqësor dhe prokuroria të Kosovës. Të këtij mendimi janë pjesa më e madhe e avokatëve, thonë bashkëbiseduesit tanë avokatë, shkruan Kosova sot.

Dy avokatë në fjalë të cilët për shkaqe sigurie në punë dhe për arsye të disa lëndëve të ndjeshme që disponojnë kanë kërkuar ruajtjen e anonimitetit.

Ata kanë denoncuar dhe janë shprehur kundër mënyrës së rekrutimit të avokatëve në seancë gjyqësore nëpermjet formave të ndryshme.

Ndonëse avokatët bashkëbisedues janë tejet të ngarkuar me lëndë gjyqësore, duke ndier se kanë për detyrë të kontribuojnë në sistemin e drejtësisë, kanë gjetur kohë dhe me vetëiniciativë për t’i shpalosur problemet që fliten nën zë dhe hasën korridoreve, prokurorive dhe rajoneve të policive hetuese.

ARKATANA

Sipas tyre, fajin më të madh për një sistem avokatie të çalë, të paorganizuar dhe të tejngopur me probleme e ka pikërisht Oda e Akovatëve të Kosovës, por edhe sistemi gjyqësor dhe prokuroria.

“Ka avokatë” që “flenë” para policisë dhe e paguajnë policin. Pagesa bëhet me përqindje. Polici kënaqet me 200, por edhe me 100euro”, ka thënë njëri nga avokatët, i cili e ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Kolegu i tij na ka treguar një tjetër rast konkret, për një të dyshuar, i cili ishte dënuar me 7 vjet burg vetëm se nuk ia kishte paguar avokatit 7 mijë euro. Kuptohet, për t’i ndarë edhe me gjyqtarin dhe prokurorin./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.