Avokatët e Gjenevës protestojnë kundër diskriminimit të shqiptarëve në burg

Zvicerani dhe shqiptari nuk kanë trajtim të ngjashëm në burgjet zvicerane, sepse ata nuk kompensohen ngjashëm, në vend se të marr 100 apo 200 franga atij i ndahen vetëm 30 franga në ditë?! Është ky shqetësimi i avokatëve të Gjenevës, njofton “Presheva Jonë” nga Zvicra.
Një zviceran ose një kosovar nuk marrin kompensim të njejtë për paraburgim të gabueshëm (pa justifikueshëm).Lidhur me këtë padrejtësi kanë protestuar avokatët e Gjenevës.
Një shqiptar i liruar nga një rast për cështje droge dhe atij u dha një ndihmë prej 30 frangash në ditët e paraburgimi nga Dhoma e Apelit dhe rishikimit. Megjithatë, sipas “Tribune de Genève”, kompensimi normalisht shkon nga 100 ose 200 fr në ditë për një zviceran.
Gjykata e Gjenevës ka llogaritur shumën e bazuar në produktin e brendshëm bruto (PIB) të vendit të origjinës së të akuzuarit Kosovë, përkatësisht. Atje, sipas standradve shuma prek 2900 fr. Kurse në Zvicër normalisht shkon deri në 72’905 franga.
“Një ditë në burg është një ditë në burg, pavarësisht nga kombësia e liroi akuzuarit,” është shprehur Z. Robert Assaël, transmeton “Presheva Jonë”.
Avokatët nuk janë të vetmi e indinjuar me këtë vendim. Romain Jordan, beson se kjo diferencë është shkelje e kushtetutës zvicerane, e cila ndalon shtetin të bëjë trajtimin e njerëzve ndryshe sipas racës, origjinës apo statusit të tyre social. Madje sipas z. Droz, këtë dallim e ka konsideruar skandaloz.