Eko Higjiena

Avni Rudaku shpallet “Ambasador i Paqes”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Federata Universale e Paqes me status konsultativ edhe në OKB, me seli në Korenë Jugore, pas një seminari të gjatë me tri sesione në hotelin “Sirius” në Prishtinë, ku folën lidhur me temën “Paqja, siguria dhe zhvillimi”, Adem Demaçi, Jakupi Krasniqi, Fatmir Sejdiu, Daut Demaku, etj., shpallën edhe ambasadorët e paqes për vitin 2013. Në mesin e tyre, Avni Rudaku, publicist, poet, psikolog, sociolog, kritik arti, e politikan, mori titullin “Ambasador i Paqes” bashkë me imamin Sadri Rahimi tjetër që vinin nga ana e komunës së Gjilanit.

Arsyetimi i Federatës në emërimin e tyre ishte se dytë me sjelljet dhe veprimtarinë e tyre, kanë kontribuar në avokimin e bashkëpunimit, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, grupeve të ndryshme, feve, etj.

ARKATANA

“Pavarësisht nga cilat motive buron paqja dhe mirënjohja për të, ajo është e mirëseardhur. Është ndjenjë e mirë kur njerëzit besojnë se me shkrimet tuaja në gazetë, me intervistat në studiot televizive, me përmbajtjen e krijimtarisë letrare dhe me veprimtarinë tuaj të përgjithshme në jetën publike, nxisni bashkëpunimin, diversitetin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve. Në jetën time gjithmonë do të përpiqem ta mbrojë njeriun po nga nga ky njeri” – u shpreh Rudaku, pas marrjes së titullit “Ambasador i Paqes”.

Përndryshe, Federata Universale e Paqes në mesin e personaliteteve të njohura të Kosovës dhe Shqipërisë, me titull “Ambasador i Paqes” ka nderuar edhe ish presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun, kryetarin aktual të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqin, ish presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiun, e shumë personalitete të njohura shqiptare nga jeta politike, kulturore, sportive e më gjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.