FITORJA

“Avni Rrustemi“ nga Karaçeva e Epërme kremton 10 vjetorin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në fshatin Karaçevë e Epërme, është kremtuar 10 vjetori i ndërtimit të objektit të shkollës fillore “Avni Rrustemi”. Në këtë manifestim i pranishëm ishte edhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, drejtoresha e arsimit Fahrije Kryeziu, si dhe përfaqësues të tjerë nga komuna e Kamenicës.

Drejtori i Shkollës fillore “Avni Rrustemi”, Fehmi Kastrati, ka thënë se sot po kremtohet 10 vjetori i kësaj shkolle . Ky objekt ishte ndërtuar me bashkëpjesëmarrje: Komuniteti, Komuna, USAID dhe shoqata angleze –“ Fëmijët në skaj”.

“Ky objekt shkollor ka kushtuar rreth 300 mijë euro. Nxënësit në këtë shkollë kanë korrur suksese të shumta, ku vlen të theksohet se në vitin 2011 morën pjesë pesë nxënës të kësaj shkolle në kuizin “Evropa më afër” ku në një konkurrencë të fortë zunë vendin e parë” ka thënë Kastrati.

Fundamenti

Ndërsa, Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, uroj 10 vjetorin e ndërtimit të kësaj shkolle. “Ne si komunë kemi përkrahur disa projekte në këtë fshat, do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të përkrahim edhe projekte të cilat janë të arsyeshme me u bërë në këtë fshat, duke konsideruar se ky fshat është edhe zonë kufitare e që meriton trajtim të veçantë, jo vetëm nga komuna por edhe nga qeveria e Kosovës”.

Këtë manifestim e përshëndeti edhe Kryetari i Këshillit Lokal në fshatin Karaçevë të Epërme, Fadil Kastrati, i cili uroj 10 vjetorin e kremtimit të shkollës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.