Mobi Casa

Avni Kastrati “ia fal” pronën komunale nipit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Daja më i mirë në Kosovë”. Kështu mund të cilësohet kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.

Duke shfrytëzuar pozitën që ka, i pari i Mitrovicës ia ka mundësuar nipit të tij, Armend Hasani, që t’i marrë në shfrytëzim rreth shtatëqind metra katrorë pronë komunale, në të cilën djali i motrës së kryetarit ka ngritur një restorant relativisht të madh, shkruan “Zëri”.

Për dhjetë vjetët e ardhshme, Hasani, që tashmë menaxhon restorantin “Riverside Caffe”, do t’i paguajë Komunës së Mitrovicës qira mujore mbi treqind euro, ndërsa do të shfrytëzojë një hapësirë relativisht të madhe përskaj lumit Ibër.

UBT

Gjithçka është bërë duke nxjerrë një vendim për dhënien në shërbim të tri pronave të ndryshme komunale, njëra nga të cilat i është “dhuruar” pikërisht djalit të motrës së kryetarit.

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës e pranojnë se kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe Armend Hasani janë dajë e nip, por ata thonë se kjo nuk ka ndikuar që ai të përfitojë nga prona komunale, meqenëse siç thonë ata, ky veprim është ndërmarrë duke u bazuar në ligjet në fuqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.