Fundamenti

Aventurat e rrezikshme të Veselit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kritikohet ashpër thirrja e seancës pa marrëveshje me opozitën.Kuvendi, peng i politikanëve të papërgjegjshëm

Analisti politik, Isa Mulaj, thotë se me këto veprime, që cenojnë demokracinë e mirëfilltë parlamentare, tanimë është fakt se Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës haptas janë shndërruar në ndërmarrje private kriminale, por se kjo nuk duhet lejuar nga opozita dhe nga populli

Vendimi i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe kryeparlamentarit, Kadri Veseli, që pavarësisht situatës së tensionuar politike, të thirret përsëri seancë, derisa opozita mbetet e përjashtuar me 7 deputetë në paraburgim, cilësohet nga analistët politikë dhe shoqëria civile si një veprim i gabuar.

Uji Dea

Me këto sjellje të arrogancës së numrave të pozitës vlerësohet se partitë në pushtet kanë filluar të zbulojnë fytyrën e vërtetë të regjimit totalitar, policor, të instaluar nga Thaçi e Mustafa.

Analisti politik Faik Krasniqi tha për “Kosova Sot” se thirrja e seancës nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është hipokrizi në këtë gjendje të tensionuar politike, në të cilën ndodhet Kosova. Sipas tij, kjo seancë e thirrur nga Veseli vetëm do ta ndizte zjarrin akoma më shumë, derisa kemi shtatë deputetë të opozitës në burg dhe deputetët e tjerë të përjashtuar nga Kuvendi.”Para se të thirrej seanca e radhës, Qeveria pikësëpari është dashur menjëherë t’i lirojë nga burgu deputetët e opozitës, t’i kërkojë falje publike opozitës për dhunën e ushtruar ndaj saj dhe arrestimin e deputetëve, sidomos pas sulmit bizar dhe dhunës së ushtruar në selinë e VV-së”, u shpreh Krasniqi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.