Uji Dea

Avdullah Hoti: Qytetarët duhet ta dinë, dialog me Serbinë më nuk ka, Kurti bëri dëm të madh

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryeministri i Kosovës tash deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur të mërkurën në Pressing të T7 për procesin e dialogut.

Hoti ka thënë se dialog më Serbinë më nuk ka, duke akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit që ka shkaktuar dëm të madh në procesin e dialogut.

Sipas Hotit, prej diskutimeve për njohje reciproke Kosovë-Serbi, tash Kurti është në proces për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe bazuar në marrëveshjet e arritura më herët.

Ka shtuar se Kurti po detyrohet të gjejë forma që ta kthejë Listën Serben në komunat veriore, duke shtuar se është nonsense Qeveria t’i dërgonte kryetarët me Njësi Speciale e tash t’i shkarkojë ata.

UBT

”Ne ia kemi lidhur këmbët vetës në këtë proces dialogut, tash çka po ndodh. Kryeministri aktual dialogun për themelim të Asociacionit në bazë të marrëveshjes së arritur, tash ky detyrohet të gjejë forma sa më shpejtë t’i kthejë në komuna katër kryetarë të Listës Serbe”.

”Nuk ka më dialog as për njohje as për, kjo është dëmi që i është bërë”, ka thënë Hoti.

Po ashtu, ish-kryeministri i Kosovës ka folur për marrëveshjen e Ohërit, duke thënë se ka një simbolikë edhe në vendin e marrëveshjes.

Kështu ai tha se marrëveshja me Serbinë arrihet në Bruksel ose në Shtëpinë e Bardhë. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.