UBT

Avdil Ibishit i rrezikohet vendi i punës, e lut zotin mos ta largojnë?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Avdil Ibishi është një punëtor i rrallë që reflekton dashuri në punë edhe përkundër problemeve shëndetësore që ka. E dua punën hallall dhe nuk dua të varem nga askush. Nuk dua të bëhem barrë e askujt dhe dua të jetojë e punojë sikurse njerëzit e tjerë. Po na thuhet se duhet së paku shkolla e mesme për të vazhduar punën, e unë se plotësojë këtë kriter sepse për shkak të gjendjes fizike nuk kam pasur mundësi të vazhdoj shkollimin shprehet ai për rajonipress.

E shohim çdo ditë teksa e mirëmban parkun e qytetit, me dashuri e me përkushtim të madh punon e vepron për ta mbajtur familjen. Avdil Ibishi është një hero në vete, një shembull se si duhet jetuar e punuar me djers e sakriifcw shpirtwrore.

Fundamenti

Por, Avdil Ibishi tani e ka një breng dhe një hall tjetër. Thotë se ka dëgjuar se Kompania “Elbau” nuk do të jetë fituese e tenderit për mirëmbajtjen e parqeve dhe automatikisht neve 17 punëtorëve na rrezikohet vendi i punës, kuptohet jo me fajin e kësaj kompanie. “Unë punojë nga viti 2009 në këtë profesion fillimisht në “Eco Higjiena” dhe tani në Elbau. I falënderoj dy kompanitë që kanë pasur respekt ndaj meje sepse unë si person me aftësi të kufizuara jam kampion i atletikes dhe fitues 85 herë kurse në basketboll 130 herë” thotë Ibishi.

Sipas Ibishit Komuna ka vendosur që mos tua vazhdoj kontratën kompanisë “Elbau” dhe ata punëtor ti bashkëngjiten NTP Tregut, por unë e pash konkursin ku kërkohet që të kem së paku shkollën e mesme të kryer, por fatkeqësisht nuk e kam të kryer shkaku i gjendjes time fizike dhe nuk kam mundur me vazhdue shkollën. E lus zotin mos të më ndodhë kjo situatë sepse jam kryefamiljar dhe dua të jetoj nga puna ime dhe angazhimi im” shprehet Ibishi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.