Avdijaj vazhdon me Schalken, bëhet më i shtrenjtë se Draxler
Skuadra e Schalkes e ka blinduar talentin kosovar, Donis Avdijajn. Ky i fundit ka nënshkrua kontratë deri në vitin 2019 me klubin nga Bundesliga, ka njoftuar gazeta gjermane Bild.
Sipas kësaj gazete klubi gjerman i vërë një kaluzoj për shitje prej 50 milion eurove Avdijajt. Ky i fundit, tash e tutje kushton më shtrenjtë se ylli i skuadrës, Julian Draxler, i cili ka një klauzoj prej 45.5 milion euro.
Ndërsa, menaxheri i Schalkes, Horst Heldt nuk ka dhënë asnjë koment rreth nënshkrimit dhe kontratës së talentit kosovar
“Përmbajtjet e kontratës për lojtarët tanë ne nuk i komentojnë. Por Donis është një lojtar i talentuar me cilësi të shquar”, ka thënë Heldt për Bild.
Donis Avdijaj, i cili ka shkëlqyer e skuadrën e Schalkes në fazën përgatitore, enden nuk ka debutuar në Bundesligë. E përditshmja gjermane Bild, sulmuesi kosovar po e krahason me yllin gjerman Julian Draxler.

