Uji Dea

Avdijaj s’po mund t’i bëjë ballë presionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Donis Avdijaj ndihet në presion të madh shkaku i klauzolës së tij.Të gjithë me sytë nga ai, sepse Donis Avdijaj njihet prej gati një viti, që kushton plot 49 milionë euro, edhe pse nuk ka luajtur asnjë sfidë në Bundesligë.

18-vjeçari u shpërblye një vit më parë me kontratë nga Schalke, dhe për tu mbrojtur nga sulmet e Liverpool, ‘Blutë Mbretërorë’ i vendosën shqiptarit klauzolën më të lartë në Bundesligë, më të lartë dhe se kampioni i botës Julian Draxler.

Për këtë arsye, herë pas herë Avdijaj bëhet temë e madhe në Gjermani, ku të gjithë pyesin se ku gjendet zoti 49 milionësh, edhe pse për një 18-vjeçar nuk është kusht që të ketë debutuar në Bundesligë. Epo, ai është një 18-vjeçar që kushton 49 milionë, transmeton asport.info.

Uji Dea

Për këtë fakt shprehet dhe vetë Donisi, që ndihet i bezdisur nga presioni që i bëhet prej klauzolës së tij.

“Kjo klauzolë ishte për mua një nder i madh, por në fillim nuk ishte publike, prandaj e dija vetë dhe e përballoja vetë. Por pasi u bë publike, u bë presioni gjithmonë e më i lartë. Presioni nuk është shumë i lartë për mua, por një problem i vogël bëhet menjëherë i madh. Shumë kanë pritur derisa të ndodhte diçka. Çdo gjë lidhet me këtë shifër, kudo flitet për zotin 49 milionësh. Nëse nuk shënoj gol në një ndeshje, do të thotë : talenti 49 milionësh nuk ja del dot të shënojë gol as kundër kësaj skuadre. Sigurisht nuk më bën mirë kjo gjë”, tha talenti i Schalke, që në të ardhmen pritet të debutojë me ngjyrat kuq e zi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.