ARKATANA

Avdijaj refuzon Zvicrën për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë e pasur me një tjetër talent për dy miqësoret e radhës kundër Turqisë dhe Senegalit.

Është sulmuesi i ri Albion Avdijaj, i cili e ka konfirmuar edhe vet që ka marrë ftesë nga përzgjedhësi Albert Bunjaku për dy miqësoret e Kosovës më 21 dhe 25 maj.
Përmes rrjetit social në Facebook, futbollisti i Grasshopersit ka thënë se ka zgjedhur Kosovën.

Fundamenti

“Miqtë e mi, dëshirojë të ndajë me ju gëzimin, pasi kam marrë ftesë të luajë për reprezentacionin e Kosovës. Kjo është një ndjenjë e pa përshkruar për mua. Edhe pse kam lindur në Zvicër, ndjenjat e mia gjithmonë kanë qenë për t’i mbrojtur ngjyrat e shtetit të origjinës time, të vendlindjes së prindërve të mi. Me këtë rast më duhet të falënderoj përzgjedhësin e Republikës së Kosovës, z. Albert Bunjaku, FFK-në për besimin dhe të gjithë adhuruesit e mi. Shihemi në miqësoren Kosovë-Turqi dhe Kosovë-Senegal”, ka shkruar Avdijaj në Facebook.

20-vjeçari deri më tani ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës për grupmoshat U17, U18 dhe U19, ndërsa ka zhvilluar 14 ndeshje ku ka shënuar tre gola. Ndërkohë, ftesën e Kosovës e ka pranuar edhe futbollisti tjetër i Grasshopersit Imran Bunjaku, i cili po ashtu do të jetë i gatshëm për ndeshjet kundër Turqisë e Senegalit.
Mesfushori Bunjaku ka qenë kapiten i kombëtares U21 të Shqipërisë, duke zhvilluar 13 ndeshje me ‘kuqezinjtë’.
©KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.