Avdijaj, ky është shansi yt në Bundesliga!

Donis Avdijaj e ka shansin tani për të treguar veten te Schalke. Supertalenti nga Istogu mund të përfitoi nga “fatkeqësia” e kësaj skuadre. Ylli i Schalkes, Julian Draxler ka pësuar lëndim serioz dje në ndeshjen ndaj Augsburg.
Sipas mediave gjermane, Roberto Do Matteo pritet ti jap shansin pikërisht Avdijajt për tu provuar në skuadrën e parë. Avdijaj llogaritet talenti më i madh i skuadrës dhe se shansi për të është tani. /Indeksonline/