Avdijaj, kampion me 42 gola

Talenti kosovar, Donis Avdijaj, është shpallur kampionë në futbollin gjerman me skuadrën e tij, Schalke 04 U17.
Kjo skuadër arriti të shënojë fitore 4:2 kundër Alemannia Aachen, duke siguruar titullin e kampionit.
E sulmuesi 16-vjeçar kosovar, Avdijaj, ishte autor i golit të parë dhe të tretë të skuadrës së tij në minutat shtatë, përkatësisht 41. Me këtë dygolësh, Avdijaj tani numëron plot 42 të tillë në kategorinë U17 të futbollit gjerman.
Të kujtojmë se sulmuesi kosovar është përfaqësues i rregullt i Gjermanisë U17.