Uji Dea

Avdijaj historik, nderohet me çmim nga federata gjermane

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një sukses historik për një kosovar. Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB) këtë vit ka vendosur ta nderojë djaloshin nga Kosova, Donis Avdijaj, me një çmim mjaft prestigjioz. Që nga viti 2005, DFB ndan çmimin ‘Fritz Walter’ për talentët në këtë vend, çmim i cili është edhe në nderim të legjendës së futbollit gjerman, Walter i cili ishte kapiten i Gjermanisë Perëndimore në triumfin e Botërorit të vitit 1954.

Këtë vit, federata gjermane vendosi që medaljen e bronztë për këtë çmim t’ia ndajë pikërisht Avdijajt, pas paraqitjeve fantastike të këtij të fundit me fanellën e Schalkes U17 dhe U19, si dhe me Përfaqësuesen U17 të Gjermanisë.

FIDANISHTJA

Avdijaj fitoi të bronztën në kategorinë U17, duke qenë pas dy talentëve, Timo Werner të Stuttgartit (i artë) dhe Julian Brandt të Wolfsburgut.

Kësisoj, Avdijaj u bë kosovari i parë që hyn në analet e futbollit gjerman me një sukses të tillë. Ndryshe, skuadra e Schalkes do të fitojë 10 mijë euro për zhvillimin e Avdijajt, si pjesë e shpërblimeve të çmimit. E këtë çmim në vitet e kaluara e kanë fituar edhe futbollistë gjerman si Mario Gotze, Manuel Neur, Toni Kroos e ganezi, Kevin-Prince Boateng …(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.