ARKATANA

Avdijaj, heroi i triumfit të Schalkes U19 në Kupë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Talenti shqiptar, Donis Avdijaj, po shkëlqen edhe me skuadrën U19 të Schalkes. Avdijaj arriti të shënojë gol në triumfin 1:0 që skuadra e re gjermane e shënoi në finalen e Kupës kundër Borussia Dortmund.

Talenti 16-vjeçar kosovar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, duke shënuar në fund të takimit para afro 2 mijë tifozësh.

FIDANISHTJA

Avdijaj në këtë stinor ishte pjesë e skuadrës U17 të Schalkes me të cilët shënoi plot 42 gola, duke qenë top-golashënues absolut i kësaj kategorie të futbollit gjerman.