Avdiaj vendos për Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Dilema se për cilën Kombëtare do të luaj supertalenti kosovar nga Istogu, Donis Avdiaj, i cili aktivizohet me skuadrën gjermane Schalke, janë shuar. Donisi ka vendosur që në të ardhmen të aktivizohet për Kombëtaren e Shqipërisë. Lajmi se 18-vjeçari do të vishet ‘kuq e zi’, është konfirmuar për Arenën nga Gazmend Kajtazaj, i afër i familjes Avdiaj.

Uji Dea

“Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi tash e një kohë e ka kontaktuar familjen Avdiaj. Gjithashtu është përfshirë edhe ndihmësi i tij, Altin Lala. Donisi dhe familja e tij kanë vendosur që t’i thonë ‘po’ Shqipërisë. Babai i Donisit, Xhemajli më ka thënë që t’i informojë mediat lidhur me çështjen në fjalë”, ka thënë Gazmend Kajtazaj të premten…(Arena)