AUV bëhet ‘avokat’ i kompanive mashtruese

Institucioni që është i thirrur të mbrojë konsumatorët nga produktet ushqimore, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk po e bën punë për të cilën është e thirrur. Ky institucion ka pranuar se ka bllokuar importin e disa produkteve të qumështit me deklaracion të rrejshëm, por nuk i ka njoftuar qytetarët se cilët prodhues kanë bërë këtë shkelje.
Këtë veprim AUV e ka ndërmarrë me kërkesë të Shoqatës së Qumështit pasi që sipas tyre, shumë importues të qumështit kanë deklaruar rrejshëm përqindjen e yndyrës së produkteve të qumështit, me ç’rast kjo po i dëmton prodhuesit vendorë. Të pyetur nga gazeta në AUV kanë refuzuar të tregojnë se cilët prodhues janë të dyshuar për deklaracion të rrejshëm dhe që prodhimet e tyre janë ndalur në kufij.
Në anën tjetër në OJQ-në “Konsumatori” thonë se AUV është e obliguar që t’i njoftojë qytetarët për çdo produkt të dyshuar. Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi pranon se këto kompani kanë mashtruar në deklarim të përbërjes së produkteve, por ka insistuar që emrat të mos bëhen publike…(Tribuna)