UBT

Autostrada me shumë padi

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Vetëm për një segment të Autostradës Prishtinë – Morinë janë ngritur rreth 100 padi kundër konzorciumit Bechtel & Enka. Pothuajse të gjithë banorët e asaj ane janë ankuar për dëmet enorme që u kanë krijuar këto kompani ndërtimore. Dhe, duke mos marrë kompensimin që e meritojnë, ata u janë drejtuar gjykatave.

Ndërtimi i Autostradës Morinë – Mërdarë ka dëmtuar shumë pronarët e tokave kah i ka rënë kjo rrugë. Atyre pos që nuk po u kompensohet toka në vlera reale, ata po pësojnë dëmtime në shumë asete tokësore.

Po u prishen arat, pemët dhe shumë çka frytdhënëse me të cilat ata kanë jetuar deri më tash. Qytetarët e kësaj ane, duke mos pasur tjetër derë për t`u ankuar, tash i janë drejtuar Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe në Gjykatën Supreme, në të cilat janë bërë jashtëzakonisht shumë lëndë. Zyrtarë të kësaj gjykate kanë treguar se vetëm për segmentin rrugor Morinë – Suharekë janë bërë rreth 100 padi kundër kompanive ndërtimore Bechtel & Enka.

Kështu ka treguar edhe avokati prizrenas Esat Gutaj. Ai pohoi se është përfaqësues ligjor i shumë pronarëve të tokave, të cilët kanë paditur këtë kompani për dëmet që u kanw shkaktuar ndërtuesit e Autostradws.

Tha se aktualisht është duke përfaqësuar klientin e tij Bekim Elezkurtaj, për dëmtim prone. Sipas tij, këto kompani ndërtimore po i dëmtojnë vazhdimisht pronarët e këtyre pronave dhe nuk po kompensohen për këto dëme.

“Këto kompani po u prishin tokat pjellorë, arat, pemët, perimet dhe të mirat tjera bujqësore dhe në fund nuk po kompensohen ashtu siç meritojnë”, tha Gutaj.

Avokati tregoi se edhe Qeveria, edhe kompanitë nuk po tregohen të mëshirshme me banorët e kësaj ane.

Eco Higjiena

Drejtuesit e Qeverisë, pavarësisht këtyre problemeve, kanë vendosur që të mos e kthejnë kokën mbrapa. Për ta gjithçka është ka shkon në rregull dhe sipas planeve që ata i kanë paraparë. Drejtuesit e Ministrisë së Financave kanë deklaruar më herët se do t’i shqyrtojnë të gjitha ankesat, por shpronësimin e kanë quajtur të mirë dhe të rregullt.

Këshilltari i ministrit të Infrastrukturës Fehmi Mujota, Lah Nitaj, nuk i komentoi ankesat dhe paditë e qytetarëve. Por, për të është e rëndësishme që procesi ndërtimit të autostradës të shkojë mirë.

Nitaj deklaroi se ligji për shpronësimet është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe institucionet kanë për obligim t`u përmbahen atyre ligjeve.

“Kuvendi i Kosovës ka bërë Ligjin për shpronësime dhe ne duhet t`i zbatojmë ato ashtu sikur edhe qytetarët”, tha Nitaj.

Që të gjithë pronarët që i ka kapur zona e shpronësimit, sipas Nitaj, do të kompensohen ashtu siç është vlerësuar nga komisionet dhe institucionet përgjegjëse për këto punë.

Në Komunën e Prizrenit gjithsej janë dhe do të shpronësohen mbi 239 hektarë e 38 arë. Në këtë zonë, pronësi private janë rreth 150 hektarë, ndërsa pronësi shtetërore mbi 88 hektarë. Po thuajse pronarët e të gjithë këtyre pronave janë ankuar. Ata më herët kanë protestuar dhe janë ankuar nëpër Qeveri por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje. Po ashtu ata janë ankuar se në pjesë tjera të Autostradës shpronësimet janë paguar më shumë se sa tokat e tyre. Pavarësisht ankesave të pronarëve të këtyre tokave, qeveria ka deklaruar se buxheti për shpronësimet në atë segment është ndarë dhe nuk do të ketë buxhet shtesë. Protestat dhe ankesat për dëmtime të pronave gjatë shpronësimit të tokave ka filluar edhe për pjesën tjetër nga Sllatina për në Besi.(express)