UBT

Autostrada lë pa punë 11 mijë njerëz

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Autostrada e Kosovës përfundoi së ndërtuari, ekskavatorët u fikën e lopatat u mblodhën mënjanë. E bashkë me to, mënjanë do të rrinë edhe 8 mijë punëtorë kosovarë që punuan për këto tri vjet në projektin më të madh rrugor që ka pasur vendi ndonjëherë. Nga 11 mijë punëtorë sa ishin angazhuar në ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, zyrtarët e kompanisë “Bechtel & Enka” thonë se 8 mijë automatikisht mbeten pa punë. Por në qeverinë e Kosovës nuk kanë dashur të flasin fare për këtë fakt.

Ceremonia e hapjes së autostradës e mbajtur me 25 nëntor 2013, e cila me gjithë paralajmërimet se do të ndërtohet nga kufiri me Shqipërinë në Vërmicë deri në Merdare, përfundoi në Besi, rreth 20 kilometra pa mbërritur te kufiri me Serbinë.

Aty u thanë fjalë të mëdha për këtë rrugë që hëngri rreth 1 miliard euro nga Buxheti i Kosovës.

UBT

Por, askush nuk e përmendi faktin se derisa Kosovës i është shtuar një projekt siç është vlerësuar madhorë, mijëra familjeve u është shtuar një barrë e rëndë sociale. Shumica nga ta dimrin do ta kalojnë pa të ardhura.

E, tani këta njerëz do t’i shtohen shifrës së të papunëve, që sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është 30. 9 për qind në nivel vendi…(Tribuna).