Fundamenti

Autostrada ‘gëlltit’ mijëra euro për mirëmbajtje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ndërtimi i autostradës Morinë-Merdar përveç se kushtoi shtrenjtë të ndërtohet, ajo do të kushtojë shtrenjtë edhe të mirëmbahet. Ministria e Infrastrukturës (MI), do të shpenzojë rreth 335 mijë euro për mirëmbajtjen e vetëm 20 kilometrave të autostradës Morinë-Merdar dhe rrugës nacionale Bresje-Gjurgjicë në gjatësi prej 25 kilometrave.

Për mirëmbajtjen kësaj rruge MI ka përzgjedhur kompaninë “Arbotec” në vlerë prej 334 mijë e 747 eurove. Sipas njoftimit të KRPP-së në këtë tender kanë aplikuar 7 kompani, përderisa oferta më e lartë ishte në vlerë prej 396 mijë e 163 eurove. E për Ministrinë e Infrastrukturës çmimi i ofruar për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve nuk po duket të jetë i lartë.

Uji Dea

Në përgjigjën e MI-së për Tribuna thuhet se vlera e planifikuar nga Departamenti i Infrastrukturës Rrugore për realizimin e këtij projekti ka qenë 450 mijë euro. “Ministria e infrastrukturës ka udhëhequr procedurën e hapur të prokurimit dhe kontrata e nënshkruar në vlerën prej 334 mijë e 747 eurosh është brenda vlerës së planifikuar”…(Tribuna).