United Hospital

Autostrada e Gjilanit, një njollë e zezë për Qeverinë Kurti

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Projekti i autostradës së Gjilanit po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një simbol të zvarritjes institucionale dhe të mungesës së vendimmarrjes së qartë. Me ritmin aktual të punimeve, qytetarët e kësaj ane kanë gjithnjë e më pak shpresë se ky projekt i shumëpritur do të përfundojë në një afat të arsyeshëm.

Në kantierin e kësaj autostrade, që dikur konsiderohej një nga projektet strategjike për zhvillimin e rajonit, sot mbretëron heshtja. Mungesa e makinerive dhe e aktivitetit në terren ka krijuar përshtypjen e një projekti të braktisur, duke nxitur reagime dhe pakënaqësi të shumta tek qytetarët e Gjilanit.

Burimi, një qytetar nga Gjilani, thotë se kjo autostradë tashmë është shndërruar në një histori të pafund pritjeje.
“Nuk e kuptoj heshtjen e qeverisë përballë kësaj situate. Punimet duhet të rifillojnë urgjentisht dhe projekti të përfundojë, përndryshe zhgënjimi i qytetarëve do të jetë edhe më i madh”, shprehet ai.

Edhe Flamuri, një tjetër qytetar, vlerëson se përfundimi i autostradës duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë.
“Unë kam qenë votues i Lëvizjes Vetëvendosje, por sot ndjehem i zhgënjyer. Kjo çështje është zvarritur tej mase dhe qytetarët po e humbin besimin se projekti do të realizohet”, thotë ai.

Mobi Casa

Kritika ndaj zvarritjes së punimeve ka ardhur edhe nga opozita. Përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, zyrtari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Azemi, ka komentuar progresin e projektit.

“Punimet në autostradën e Gjilanit kanë arritur në 72.2 për qind. Shpresojmë të mos ketë ndonjë rrëshqitje dheu rrugës, që të mos na kthehet përqindja sërish në nivelin e vitit 2022, kur ishte 71.1 për qind. Autostrada po bëhet… zemra mal”, ka shkruar ai me ironi.

Ndërkohë, qytetarët e Gjilanit vazhdojnë të presin një përgjigje konkrete nga institucionet përgjegjëse për fatin e këtij projekti, i cili prej kohësh konsiderohet jetik për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore të rajonit../rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.