Fundamenti

Autorja e romanit erotik më të kërkuar, rrobalarëse

/ 2 minuta lexim

Majami – Mësuese të reja, infermiere me moshë mesatare dhe zonja plakushe u derdhën të dielën në librarinë “Books & Books” në Majami (SHBA), që të njiheshin me E.L. James, autoren e romanit erotik më të shitur në Amerikë, që mban titullin “Fifty Shades of Grey”.

Edhe pse kjo është hera e dytë që nënshkruan libra, autorja ka mundur të mbledhë më shumë se 500 lexues, që e fut në radhë me En Rajs, autoren e “Kronikave të vampirëve”, dhe shumë politikanë.

Brenda vetëm pak muajsh James ka nënshkruar kontratë shtatë shifrash me shtëpinë botuese “Vintage Books”, kurse studiot filmike “Universal Pictures” dhe “Focus Films” tash më kanë blerë të drejtën për të xhiruar filma në bazë të romanit të saj.

Bëhet fjalë për një trilogji mbi një studentesh të tërhequr, Anastejzhi Stil, e cila futet në një lidhje të pazakontë dashurie me biznesmenin e ri shumë të pasur Kristian Grey. Për shkak të përmbajtjes erotike dhe të publikut të madh lexues, që kryesisht përbëhet nga gra, librat janë të popullarizuara me emrin “pornografia për mëma”.

Heroi i romanit të saj Kristian Grey kërkon nga studentja të nënshkruaj kontratën, kurse ajo pranon të jetë besnike e tij dhe të marrë pjesë në një varg aktivitetesh erotike.

Eco Higjiena

Deri para pak kohe, autorja simpatike dhe e drejtpërdrejtë kryesisht kishte punuar si producente televizive, kishte edukuar dy fëmijët e vet tinejxherë dhe ishte marrë me punë të zakonshme shtëpiake. Është rritur në Londër, ku ka studiuar historinë.

As pas suksesit të arritur nuk është e sigurt se do të jetë në gjendje të shkruaj edhe ndonjë gjë dhe nuk mund t’ia shpjegojë vetes pse librat e saj brenda një kohe kaq të shkurtër u bënë aq të popullarizuara.

Disa adhurues të saj thonë se pas leximit të librit u është përmirësuar jeta seksuale.

Ajo vazhdon të lajë rroba dhe enë dhe është e sigurt se së paku dy vetë nga rrethi i saj nuk e kanë lexuar librin, ata janë dy djemtë e saj/koha.net/