Uji Dea

Autoritetet e Kosovës ta luftojnë korrupsionin brenda vetes

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Edhe në këtë propozimrezolutë për Kosovën, për të cilën do të debatohet të enjten në Komisionin e Politikës së Jashtme, Parlamenti Evropian inkurajon 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që ta njohin atë. Kësaj radhe poashtu ka disa amendamente që kjo pikë të ndryshohet apo të shlyhet. Por parlamenti Evropian pritet përsëri të mbetet i vetmi institucion i BE-së që Kosvën e trajton si shtet. Ky institucion i BE-së u bënë thirrje autoriteteve kosovare që t’i luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Më shumë se 100 amandamente janë paraqitur në projektraportin për Kosovën, të cilin e ka përpiluar raportuesja e të gjelbërve austriakë, Ulrike Lunacek, e për të cilin të enjten do të debatohet në një seancë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Të njejtën ditë, disa për votim e disa vetëm për diskutim, do të jenë edhe raportet për vendet e tjera të raonit të Ballkanit, të përfshira në procesin e zgjerimir të Bashkimit Evropian, shkruan Koha Ditore.

Kjo do të jetë rezoluta e fundit e PE=së nëkëtë përbërje, pasi që në fund të muajit maj të vitit që vjen do të zhvillohen zgjedhjet evropiane.

Eco Higjiena

Teksti i raportit edhe kësaj radhe nuk ndryshon shumë nga raportet e mëparshme dhe shpreh qartë një mbështetje të madhe politike për Kosovën, shumë më të madhe sesa nga ana e Komisionit Evropian apo Këshillit, mbështet edhe avancimin në procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit. Kërkon zbatim të shpejtë të pjesëve të marrëveshjes me Serbinë për t’i dhënë Kosovës një prefiks ndërkombëtar telefonik. Madje bën thirrje edhe për integrim të Kosovës në më shumë nisma rajonale dhe ndërkombëtare. Por e kritikon Kosovën për mungesë të rezultateve konkrete në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku u bëjnë thirrje autoriteteve që, mes të tjerash, të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin “edhe në radhët e veta”.

“U bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të përmisojnë efikasitetin e tyre, përgjegjësinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë; u bëjmë thirrje autoriteteve që në mënyrë pro aktive të forcojnë sundimin e ligjit, posaqërisht duke proceduar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshirë edhe në radhët e veta”, thuhet në një pikë të raportit ku shprehet shqetësim për mungesën e progresit në këto fusha dhe posaqërisht në nivelin e lartë dhe në krimin e organizuar në veri të Kosovës./Koha Ditore/