Fundamenti

Autonomia, kompromisi i radhës

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Adrian Çollaku – Shteti i Serbisë edhe zyrtarisht doli me platformë për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Me këtë platformë Serbia pretendon që veriut të Kosovës t’i jepet një lloj autonomie e gjerë.

Madje, e ngjashme me atë të Republikës Serbe të Bosnjës, e cila tash e sa vjet e ka paralizuar shtetin boshnjak. Veriu problematik, që do të jetë edhe tema më e nxehtë e bisedimeve politike ndërmjet Kosovës e Serbisë, tash e 13 vjet nga paslufta ka qenë jashtë kontrollit të Prishtinës zyrtare.

Ajo pjesë është kontrolluar kryekëput nga Serbia dhe nga strukturat e saj të sigurisë. Të gjitha qeveritë e Kosovës, që nga paslufta e deri më sot nuk kanë treguar ndonjë seriozitet dhe nuk kanë pasur ndonjë plan konkret se si t’i qasen asaj pjese të vendit. Këtu duhet bërë vetëm një përjashtim. Ishte bërë vetëm një përpjekje serioze për ta marrë atë pjesë nën kontroll.

Më saktësisht ishte aksioni i 25 korrikut i vitet të kaluar, kur Qeveria e Kosovës në krye me Hashim Thaçin kishte urdhëruar Policinë Speciale të Kosovës që ta marrë nën kontroll atë pjesë të vendit. Por, pa u bërë 24 orë të plota, Qeveria e Kosovës merr vendimin e pafalshëm për tërheqjen e forcave policore, e cila me gjasë do t’i kushtojë vendit. Me një fjalë, ky aksion i Policisë së Kosovës pos që bëri një prishje të status qou-s në atë pjesë të vendit, i mobilizoi strukturat ilegale dhe kriminale në atë pjesë të vendit, që të mos lejojnë në asnjë formë shtrirjen e autoritetit të Prishtinës zyrtare në atë pjesë.

Në integrimin e asaj pjesë bashkë me vendorët kanë dështuar edhe ndërkombëtarët. Të gjitha misionet ndërkombëtare në Kosovë, duke filluar nga UNMIK-u, EULEX-i, madje edhe KFOR-i nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret në shuarjen e strukturave paralele serbe.

Moszotërimi i kësaj pjese nga ana e institucioneve tona, nuk e përjashton në asnjë formë mundësinë e “bosnjizimit” të Kosovës, e cila do ta bënte Kosovën shtet jofunksional dhe të paralizuar.

Mobi Casa

Tejkalimi i Pakos së Ahtisarit, që shpesh gjatë këtyre viteve u quajt si “Ahtisari Plus”, nënkupton automatikisht dhënien e një autonomie goxha të gjerë për serbët e asaj pjese. E nëse shkohet qoftë edhe fare pak përtej kufirit të Ahtisarit, çdo zgjidhje tjetër do të jetë shtet në shtet.

Prandaj, edhe hyrja e institucioneve tona në këto bisedime pa pasur kushte të qarta për Serbinë dhe pa pasur një platformë shumë të detajizuar, mbi bazën e të cilës do të bisedonim me Serbinë, dhënia e një autonomie që tanimë po paralajmërohet nga Beogradi për atë pjesë të vendit tonë, është shumë e mundshme.

Hyrja edhe e zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në delegacionin e bisedimeve të kryesuara nga kryeministri Thaçi, flet më së miri për atë se në këto bisedime do të ketë kompromise të dhimbshme.

E, për të dalë nga kjo “situatë”, udhëheqësit e bisedimeve politike me Serbinë, Hashim Thaçi e Blerim Shala, mbështetur fuqishëm nga partitë e tyre, do të mundohen që të na hedhin “pluhur syve” duke na bindur deri në pakuptimësi se këto bisedime kanë qenë të suksesshme, sepse gjoja “Kosova ka arritur që ta ruajë integritetin territorial”.

Dhe ketë madje ta marrin si meritë të veten se, po të mos ishte zgjuarsia e shkathtësia e këtyre tanëve do të bëhej edhe më keq. Sepse statusi special për atë pjesë të vendit paska qenë kompromisi për ta “shpëtuar” Kosovën nga ndarja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.