Eko Higjiena

Autobusi nga Kosova merr flakë, zjarrfikësit evakuojnë 49 udhëtarët

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Një shpërthim zjarri në motor ka shkaktuar bllokimin e një autobusi udhëtarësh në afërsi të lokalitetit Waldaschaff (Bavari, Gjermani). Autobusi po vinte nga Kosova dhe, me 49 udhëtarët që transportonte, ishte në rrugë për në Holandë. Ndalesa ka ndodhur sot (e diele) rreth orës 9.00. Shoferi e kishte vënë re se në motor kishte shpërthyer flaka. Ai mori masat për fikje të shpejtë të zjarrit ndërsa të gjithë udhëtarët dolën shpejtë e pa pasoja nga autobusi.

E veçanta e këtij rasti është se, siç shkruajnë mediet lokale gjermane, (br.de etj.)zjarrfikësit e ardhur me të shpejtë në vendin e ngjarjes, nuk patën nevojë të ndërhyjnë. Por, ata i vunë makinat e tyre në funksion të një shërbimi “Shuttle”, i cili i barti udhëtarët nga autostrada në një lokal pushimore të udhëtarëve. Aty kosovarët kanë pritur ardhjen e një autobusi rezervë për të vazhduar udhëtimin.

Uji Dea

Siç shihet nga fotografitë e publikuara, autobusi ishte pronë e firmës Barileva tours.

Dëmet e shkaktuara nga djegia në motorin e autobusit llogariten rreth 30 mijë euro./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.