Eko Higjiena

Autobusi me nxënës bie në greminë, 8 viktima e 30 të plagosur

/ 2 minuta lexim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me rreth 40 nxënës në bord ka rënë në humnerë. Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë.

Sipas policisë dyshohet se 8 nxënës kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur.

Drejt vendit të ngjarjes, në zonën e quajtur Qafa e Vishës, janë nisur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë.

Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targë Elbasani. Banorë të zonës deklarojnë se ka disa persona të vdekur dhe të tjerë të plagosur.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me nxënës po udhëtonte drej Sarandës. Dëshmitarët deklarojnë se autobusi është me targa të Elbasanit, ndërsa autoambulancat, zjarrfikësit dhe forcat e shumta të policisë ende nuk kanë shkuar në vendngjarje.

RCCOLA

Burime nga policia e Vlorës fillimisht kanë bërë të ditur e paraprakisht mendohet për 5 viktima dhe rreth 30 nxënës të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit.

Por më vonë, burime nga vendi i tragjedisë flasin për 8 viktima. Mësohet se ka qënë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, nxënësve të përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur tashmë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një tjetër është nisur drejt Himarës.

Korespondenti i News 24 raporton se autobusi me të cilin udhëtonin nxënësit është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës.

Ai sqaron se nxënësit shkonin në Sarandë për pushime tre ditore, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë.

Ndërsa Shefi i Zjarrfikësve, Dilaver Laci ka deklaruar për News 24 se, “terreni ku mendohet se ka rënë autobusi është shumë i vështirë dhe distanca është e madhe”. Për pasojë, sic tha ai, aksidenti mund të ketë pasoja shumë të rënda.