Mobi Casa

Austriakët të interesuar për të ndihmuar zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan -Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur përfaqësuesin e Qeverisë së Republikës së Tirolit të Austrisë ,Peter Logar, me të cilin kanë biseduar për mundësit e investimit dhe zhvillimit të bujqësisë në komunën e Vitisë.

Gjithashtu është biseduar edhe për mundësin e ndihmesës në zhvillimin e blegtorisë, bletarisë dhe ngritjen e kapaciteteve me shkëmbim përvojash mes dy vendeve.

RCCOLA

Peter Logar përfaqësues i Qeverisë së republikës së Tirolit të Austrisë që numëron rreth 600 mijë banorë, ka njoftuar kryetarin Arifi se deri më tani qeveria austriake ka realizuar një sërë projektesh në komunën e Vushtrrisë dhe Podujevës, kurse në regjionin e Vitisë janë të interesuar të investojnë në zhvillimin e blegtorisë. “Me jemi të interesuar të ndihmojmë këtë regjion, në mënyrë që njerëzit të punojnë dhe të kenë përfitimet e tyre në këtë vend e të mos kërkojnë punë ne shtete tjera. Jemi përqendruar kryesisht në Stubëll dhe Letnicë për të investuar. Shpresojmë që në muajin tetor të inaugurojmë disa projekte, një ndër to edhe kultivimin e mishit të derrit , e që më pastaj mendojmë të ndërtojmë edhe një thertore”, tha Logar.

Ai ka shprehur interesim për të ndihmuar edhe Njësinë e Zjarrfikësve në Viti në ngritjen e kapaciteteve dhe furnizim me mjete të nevojshme. Kryetari Arifi ka falënderuar zotin Logar për gatishmërinë për të investuar dhe zhvilluar ekonominë vitiase, duke i premtuar mbështetje të plotë në realizimin e projekteve të parapara./rajonipress/

Mund të ju interesoj: