Aurela bëhet nuse

Ka qenë mjaft e përfolur kohëve të fundit, për disa faqe të hapura në rrjete sociale në emër të saj.
Megjithatë, Aurela Hoxhës duket se nuk i bëjnë përshtypje ato që fliten për të.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku bën postime të ndryshme.
Këtë herë ajo vjen si nuse, pasi shfaqet e veshur me vello, në një video të publikuar nga ajo në Instagram, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Por, ajo vetëm ka reklamuar një nga fustanat e nusërisë së dyqanit të saj.
Kujtojmë që Aurela i ka dhënë fund martesës së saj gjatë verës së kaluar.
(Kosova Sot)