RCCOLA

Auditori dhe zyra e personelit i përgjigjen pozitivisht LDK-së

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan –Sherafedin Latifi auditor i brendshëm dhe Besim Azizi shef i personelit janë shfaqur të gatshëm për të ofruar të gjitha materialet e kërkuara nga LDK, një ditë më parë. Ne jemi audituar nga auditorët gjeneral dhe gjithçka ka dalur në rregull tha Azizi.

“Jemi dhe kemi qenë transparent gjatë gjithë kohës, dhe edhe tani nuk kemi çfarë për të fshehur”.Kështu u shpreh Besim Azizi shef i personelit në Komunën e Gjilanit i cili i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së LDK-së që ky sektor të bëjë publike të gjitha kontratat,pagat,koeficientin e të gjithë punëtorëve të administratës komunale.

Azizi tha se zyra e personelit është audituar edhe nga auditorët gjeneral dhe gjithçka ka dalur në rregull. “Unë vetëm duhet ta pranojë kërkesën zyrtare të LDK-së dhe shumë shpejt mund t`i procedojë të gjitha shënimet e kërkuara. Dokumentet e punëtorëve të administratës janë transparente dhe publike. Edhe tek kontratat në vepër nuk janë vërejtur shkelje sepse kështu e thotë edhe ligji” u shpreh Azizi.

Mobi Casa

Edhe Sherafedin Latifi auditor i brendshëm tha se ende nuk e ka parë kërkesën e LDK-së.”Unë jam i gatshëm të auditojë të gjithë sektorët komunal, duke përfshirë këtu edhe projektin për drunjtë dekorativ.Ky projekt është tre vjeçar ,por ne mund ta kryejmë punën tonë pa kurrfarë problemi. Edhe tek parku i qytetit kemi bërë auditimin pasi ishte quar shumë pluhur,por në fund doli gjithçka në pajtim me ligjin. Megjithatë kuptohet roli i opozitës dhe unë jam i gatshëm për të vepruar ndaj çfarëdo kërkesë të ligjshme” tha Latifi.

Ndryshe Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së një ditë më parë kishte kërkuar nga këta dy sektor informacione të detajuara për projektin e drunjve dekorativ të qytetit dhe informacione mbi numrin e të punësuarve në administratën komunale të Gjilanit./rajonipress/