UBT

ATRC ndihmon Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Drejtori i drejtorisë së Administratës Enver Ajvazi ka thënë se ky projekt do të zgjasë tre vite, kurse qëllimi i këtij projekti është pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje.

Nora Susuri dhe Gani Asllani, përfaqësues të Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim ( ATRC) , kanë vizituar komunën e Kamenicës, ku edhe janë takuar me Drejtorin e Administratës Enver Ajvazi.

Përfaqësuesit e ATRC-së, kanë nënshkruar memorandum me komunën e Kamenicës, ku janë përzgjedhur pesë fshatrat të kësaj komune si: Rogaçicë, Karaçevë e Epërme, Karaçevë e Poshtme, Novosellë dhe Hodonoc.

Mobi Casa

Drejtori i drejtorisë së Administratës Enver Ajvazi ka thënë se ky projekt do të zgjasë tre vite, kurse qëllimi i këtij projekti është pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje.

Ndërsa, Nora Susuri përfaqësuese e ATRC-së, ka thënë se misioni i Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim ( ATRC), është organizatë jofitimprurëse Kosovare e cila angazhohet për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në vendim-marrje, si kusht për një shoqëri të zhvilluar demokratike dhe stabile rajonale./rajonipress/

Mund të ju interesoj: