RCCOLA

Atllasi 415 vjeçar, i vjedhur në Suedi, gjendet në SHBA

/ 1 minutë lexim
KKVITI

New York – Një ekzemplar i rrallë i atllasit të vjetër 415 vjet, i vjedhur para një dekade nga Biblioteka mbretërore e Suedisë, është gjetur në New York, ku sot është ekspozuar nga autoritetet suedeze dhe amerikane.

I ashtuquajturi vitflit atllas nga viti 1597, që e ka punuar hartografi flaman, Kornelius Vitflit, është atllasi i parë i kushtuar të ashtuquajturës Botë e re, përkatësisht dy Amerikane (ASAJ Veriore dhe Jugore), dhe përmban 19 harta rajonale.

Mobi Casa

Ky është njëkohësisht libri i parë i gjetur nga gjithsej 56 librat e rrallë që janë vjedhur nga biblioteka suedeze. Ato gjatë viteve 1995-2004 i ka vjedhur një bibliotekist, i cili më vonë ka vrarë veten.