Hidromorava

ATK synon të jetë sa më afër taksapaguesve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtues të ATK-së të nivelit lokal dhe qendror janë shprehur të martën se ata po zhvillojnë aktivitete edukative dhe inkurajuese për taksapaguesit gjilanas që në nivel vendi janë të shumtë.

ATK- (Administrata Tatimore e Kosovës) do të jetë e hapur dhe transparente në çdo kohë, me të vetmin qëllim që të jetë sa më afër bizneseve dhe taksapaguesve gjilanas. Kështu u tha në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” dhe i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë.

Tema e debatit :”ATK përballë bizneseve dhe taksapaguesve” kishte grumbulluar ekspert të ekonomisë, kontabilist, përfaqësues të bizneseve ,shoqëri civile etj.
Sakip Ymeri drejtor i përgjithshëm i shërbimeve të taksapaguesve në nivel Kosove tha se ATK-ja është institucion i pavarur që udhëhiqet nga profesionistët. Sipas tij rreth 790 zyrtar janë të punësuar në nivel vendi.

Duke folur për rolin e ATK-së, Ymeri tha se ajo tani po zhvillon aktivitete edukative dhe inkurajuese tek taksapaguesit.”Nuk do të ketë kontroll klasike siç ka qenë më herët. “Tani ne po mundohemi që të komunikojmë dhe bashkëbisedojmë më afër me taksapaguesit” tha Ymeri. Sipas tij ATK tashmë ka krijuar edhe formën elektronike për taksapaguesit.

Ymeri tha se në Gjilan janë rreth 6000 tatimpagues që kontribuojnë për shtetin e Kosovës. ATK në Gjilan ka rreth 61 zyrtarë të punësuar. Sipas tij ATK në të gjitha nivelet është transparente dhe e hapur për publikun.

Mobi Casa

Por ,Ismajl Jonuzi nga shoqata e bizneseve “Reforma” tha s rajoni i Gjilanit ka shqetësime të mëdha rreth çështjeve të caktuara. Sipas tij sektori privat pa të drejtë po ngarkohet me TVSH dhe dogana. “Sektori privat është shtylla kryesore dhe e vetme që e mbushë arkën e shtetit. Në Kosovë me këto kushte dhe kritere është vështirë të bëhet biznes” tha Jonuzi.

Riad Rashiti drejtor për zhvillim ekonomik dhe financa tha se Komuna e Gjilanit u ka krijuar lehtësira bizneseve ,edhe pse realisht në këtë komunë ka një numër të madh të bizneseve që nuk janë të regjistruara fare. Edhe,Rashiti dha vërejtje në punën e ATK-së. “ATK po i ngarkon bizneset me arka fiskale dhe si pasojë e kësaj ,shumë biznese po mbyllen pikërisht për shkak të shumave marramendëse të këtyre arkave. Thjeshtë ATK me këto veprime po i rrezikon bizneset” tha Rashiti.

Vërejtje për punën e ATK-së kanë dhënë edhe bizneset pjesëmarrëse në debat. Shqipton Selimi kontabilist profesionist tha se ATK është e papërgatitur profesionalisht dhe ka inspektor ende të papërvojë. Gëzim Kllokoqi biznesmen tha se ka bërë disa ankesa me shkrim, por asnjëherë përgjigje nuk ka marrë nga ATK.

Valdet Bektashi drejtor në regjionin e Gjilanit në ATK tha se përkundër punës së mirë dhe avancuese që bëjnë, nuk do të thotë që janë perfekt.”Ne jemi duke avancuar dhe po mundohemi që të komunikojmë ashtu siç duhet në rrafshin profesional me bizneset” tha Bektashi. Sipas tij subjektivizmi nuk guxon të ndodhë në ATK.

Në debat kanë folur edhe Abdullah Bajra, Shaban Terziu,Muharrem Bajrami,Galip Hyseni etj./rajonipress/