Fundamenti

ATK mbledhë 284 milionë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë vitit që lëmë pas ka arritur t’i rritë të hyrat për 9 për qind në krahasim me vitin paraprak, duke i mbledh 284 milionë euro.

Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti në konferencë për media ka thanë se ATK-ja ka një trend të vazhdueshëm pozitiv në rritjen e të hyrave tatimore ndër vite.

“Në tre vjetët e fundit të shprehura me numra të hyrat tatimore janë 284 milionë në vitin 2012, 261 milionë në vitin 2011 dhe 221 milionë në vitin 2010. Kjo ngritje është si rezultat i planifikimi të mirëfilltë, rritjes së bashkëpunimit me agjencitë e tjera, menaxhimit dhe punës ekipore të stafit të ATK-së”.

Hidromorava

Kurse sa u përket borxheve ai thotë se për ta është një sfidë e trashëguar dhe akumuluar vite me radhë.

“Brenda ATK-së kemi funksionin mbledhjes së detyrueshme, e cila ka kryer mbi 76,000 aktivitete dhe ka grumbulluar rreth 37 milionë euro apo 5 milionë më shumë se vitin e kaluar. Krahas vjeljes së parave, aktivitetet e saj përfshijnë njoftime të tatimpaguesve, bllokimet në banka, Thesar, Dogana, regjistrimet e barrëve tatimore në kadastër, Regjistrin e Pengut, e shumë aktivitetet të tjera të sforcuara të dhëna me ligj”, ka thënë Haliti.

Ai ka thënë se objektiv për këtë vit është realizimi i planit të të hyrave, shtrirja e projektit të arkave fiskale, ngritja e kapaciteteve të njësisë për hetime tatimore dhe intelegjencës. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.