Fundamenti

Atasheu për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë, Bunyamin Albayrak vizitoi Këshillin e BI në Gjilan

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Atasheu për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak i shoqëruar nga sekretari z.Zymer Ramadani vizituan Këshillin e BI në Gjilan.

Atasheun e priti kryetari i KBI së në Gjilan z.Naim ef Aliu me bashkëpunëtorë i cili e uroi Atasheun për punë të suksesshme në Kosovë si dhe e njoftoi për komunën e Gjilanit në përgjithësi e në veçanti për të arriturat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.

UBT

Ata biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit në forma të ndryshme për të ndihmuar shoqërinë gjilanase si në aspektin kulturorë, edukativ, fetar etj. /rajonipress/