Atakohet media e guximshme

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Misioni i shenjtë i informimit krahas parimeve tjera ka edhe guximin për të informuar, dhe kjo përbën thelbin dhe themelin e gazetarisë së njëmendët profesionale, të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar.

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” ka reaguar ndaj një pjese të akuzave që ka bërë LDK rreth arrestimit të Xhavit Hajdarit, ku në kontekstin negativ janë apostrofuar një pjesë e medieve që raportojnë për Gjilanin e nga Gjilani.
 
Fillimisht duam t’u bëjmë me dije se kushdo që ia mësynë të cenojë, denigrojë, kërcënojë e shantazhojë medien, gazetarët, fjalën e lirë, atë që është shenjtëria e informimit, do të dal humbës, gjithmonë, edhe humbës edhe i turpëruar. Jo rastësisht strategu i luftës Napolean Bonaparta e ka thënë se media është më e fuqishme se sa dhjetëra e qindra bajoneta thuhet në reagimin e Klubit.

Ky reagim, që është plotësisht qëllimmirë, ju bën me dije se askush nuk mund ta disiplinojë medien që të heshtë në pasqyrimin e drejtë, të shpejtë, objektiv, korrekt, të paanshëm të asaj që ndodh, që është duke ndodhur, por, natyrisht të shënjestrojë të keqen që pengon proceset e përgjithshme dhe dinjitetin njerëzor.

Partitë duhet të merren me punët e tyre, me ato që i kanë të spikatura në programet dhe statutet e tyre, dhe të lënë rehat medien në punën e saj.

Në një tekst-manifest apologjik ndaj tani ish-drejtorit të SRGJ-së, Xhavit Hajdari, të bëmat e të cilit i dinë mirë edhe media, e të cilat nuk i ka publikuar të gjitha, LDK e Gjilanit nuk ka harruar që në kuadër të manifestit apologjik – urrejtës të akuzojë edhe medien. Ju zotëri të këtij tekst manifesti gaboheni kur mendoni se medien mund ta ndani në pjesë, në ky apo ai.

Zotërinj të komunikatës, autor apo autorë të manifestit kërcënues ndaj medies ju bëjmë të qartë se komuniteti i gazetarëve, i gazetarëve profesionist, natyrisht, është i bashkuar e shumë homogjen, dhe shumë i fuqishëm për të përballuar truke e shantazhe të kujtdoqofshin ato.

UBT

Misioni i shenjtë i informimit krahas parimeve tjera ka edhe guximin për të informuar, dhe kjo përbën thelbin dhe themelin e gazetarisë së njëmendët profesionale, të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar.

E ky reagim ka të bëjë vetëm me një fragment të tekstit-manifest të LDK-së, as më pak as më shumë. Po citojmë më poshtë komplet pjesën e komunikatës suaj ku përmendet një pjesë e medies.

“Sipas LDK-së dr. Xhavit Hajdari, ka qenë i ndërgjegjshëm në punën dhe veprimtarinë e tij, i vetëdijshëm se përditë është nën llupën e vëzhgimeve të PDK-së përmes instrumenteve të saja, si brenda spitalit, si brenda policisë e mjerisht, edhe brenda një pjese të medies, të cilët arritën ma në fund ta fusin në grackë edhe një shërbim të pavarur dhe jetik për qytetarin, siç është policia e Kosovës, vetëm e vetëm që të krijojnë rrethana për ta prurë njeriun që e kanë planifikuar qe një kohë të gjatë në krye të këtij spitali”.

Prandaj, po ju themi hapur dhe shtruar se jemi të gatshëm për të publikuar edhe shumë, shumë gjëra të tjera që nuk i kemi botuar deri tashti për e lidhur me Xhavit Hajdarin.

Andaj, nuk është media bukë furre që ndahet në çerek, e pjesë, kur theksoni “edhe brenda një pjese të medies”, duke apostrofuar çdo gjë që është jashtë jush. Ose, kur bëni ndarje absurde në kontekstin sociologjik të grupit – “ne” dhe “ata”, ne të mirë ata të këqij, edhe media e keqe, dhe këtu përdorni një taktikë në komunikatën tuaj duke e ndarë në vija përçarëse medien, kur thoni brenda një pjese të medies përfundon reagimi i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”./rajonipress/