Ata që gënjejnë më pak, kanë shëndet fizik e mental më të mirë
Paris – Se ndershmëria e sinqeriteti shpaguhen tregon edhe studimi i Universitetit francez Notre Dame, sipas të cilit njerëzit të cilët gënjejnë më pak janë më të shëndetshëm fizikisht e psiqikisht.
Ata që shmangin gënjeshtrat e vogla ndjejnë stres e pikëllim më pak, sëmuren më rrallë dhe nuk vuajnë nga kokëdhembja, pohojnë hulumtuesit e këtij universiteti, që e transmeton “Daily Mail”.
Po ashtu një nga përparësitë e njerëzve që nuk gënjejnë është edhe se në rrethin e tyre krijojnë lidhje shoqërore më të gjata e më stabile, ndryshe nga ata që gënjejnë.
Ky studim shkencor i pazakonshëm është kryer në 110 respondentë me moshë nga 18 deri 71 vjeç, të cilët ekipi i shkencëtarëve i ka vëzhguar gjatë 10 javëve. Gjysmës së respondentëve u është thënë që t’u shmangën sa më shumë gënjeshtrave të imta, kurse gjysmës tjetër nuk i janë dhënë kurrfarë instruksionesh që lidhen me sjelljen e tyre.