FIDANISHTJA

Ata që e kanë humbur rrugën, nuk mund të ju tregojnë drejtimin

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Festim Xhymshiti – Populli ynë, duhet të rris nivelin e vetëdijesimit dhe t`i kuptoj qëllimet e disa politikanëve, që për arritjen e qëllimeve politike lejojnë edhe mjetet jomorale. Për ruajtjen apo për arritjen e pushtetit (pozitës) mund të përdorim edhe dhunën. Madje gjëja më e rënd dhe me fatale është ajo se disa viktimizohen dhe manipulohen, duke shitur nderin e tyre, vota është nder (moral), shitja apo dhënia e votës për një interes material është shitje e nderit.

Duke ndjekur zhvillimet politike apo më mirë të themi akrobacionet politike të ditëve të fundit të politikanëve në Kosovë, te çdo qytetarë i ndërgjegjshëm shfaqet dilema: cili është raporti mes politikës dhe moralit, respektivisht a ka moral në politik.

Nuk kam ndërmend të thellohem në analiza filozofike rreth raportit moral-politik por vetëm të përkujtoj se kur analizojmë format e qeverisjes, qëllimet, detyrat dhe funksionet e shtetit, pos tjerash kërkohet që udhëheqësi politik duhet të ketë virtyte të larta morale dhe njerëzore.

Populli ynë, duhet të rris nivelin e vetëdijesimit dhe t`i kuptoj qëllimet e disa politikanëve, që për arritjen e qëllimeve politike lejojnë edhe mjetet jomorale. Për ruajtjen apo për arritjen e pushtetit (pozitës) mund të përdorim edhe dhunën. Madje gjëja më e rënd dhe me fatale është ajo se disa viktimizohen dhe manipulohen, duke shitur nderin e tyre, vota është nder (moral), shitja apo dhënia e votës për një interes material është shitje e nderit.

Nga analiza e mendimeve politike vinë në shprehje dy aspekte, pozitiv dhe negativ. populli duhet t’i dallojnë, nëse s`mundet politikanët që nuk i ka provuar, s’do arsyetohet me ata që i ka testuar dhe i ka provuar.

Aspekti pozitiv do të ishte: politika është art dhe se në politik vlejnë rregulla sikurse edhe në arte të tjera, politikani nuk duhet të jep premtime të rrejshme dhe falso, premtime të dhëna duhet realizuar etj. Dhe votuesi nuk duhet të ushqehet me çdo gjë që i servohet.

Fundamenti

Ndërsa aspekti negativ do të ishte për marrjen dhe ruajtjen e pushtetit mund të përdoren edhe mjetet jomorale, qëllimi nuk e arsyeton mjetin. , politikani në të njëjtën kohë mund të jetë luan(trim) dhe dhelpër(dinak dhe rrenacak etj) fatkeqësisht te një pjesë e madhe e politikanëve tanë dominon aspekti negative dhe votuesit duhet të dinë (kuptojnë) secilin personalitet politikë duke e skanuar në rëntgenin e etikes dhe moralit.

Nëse krahasojmë mendimet politike të antikitetit dhe të modernitetit, me realitetin tonë politik përfundimet do të ishin sa interesante aq edhe të çuditshme, respektivisht kemi dy kategori: politikanët tek të cilët dominon elementi moral dhe njerëzor apo elementi jo moral apo kafshëror.

Studimet e ndryshme dëshmojnë se te njeriu janë prezent njëkohësisht edhe elementi njerëzor(moral) edhe ai kafshëror(imoral).

Dëshmi më e qartë për dominimin e kafshërore kundrejt njerëzores e shohim kohën e fundit tek pështjellimet dhe mjegullat që janë shfaq tek disa subjekte politike, lufta për pozita dhe kandidatura brenda për brenda disa subjekteve, tek premtimet e egzagjeruara, tek grumbullimi i forcave fizike e materiale për ta blerë votën e qytetarëve, e jo për ta fituar ndershmërisht, etj.

Dhe për fund e mbylli këtë opinion me një lutje të një poeti:„O populli im i dashur e lus Zotin qe t’ka fal mbi këtë dhe, që mos të udhëheqin ata që tregohen të drejtë me qëllim lartësimi, pasi të arrijnë qëllimin, s’ndjenjë më nevojë për drejtësi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.