ARKATANA

Astrit Haraçija tregon si u hoq dhe u rivendos fotografia e Rugovës në Parlament

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Pak orë para shpalljes së pavarësisë fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova ishte ‘zhdukur’ nga holli i Kuvendit të Kosovës. Largimi i fotografisë kishte alarmuar përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këta të fundit kishin kërcënuar më bojkotim të seancës së shpalljes së pavarësisë nëse fotografia nuk do të kthehej në vendin e vet. Haraçija kishte qenë shpëtimi.

Kur po bëheshin përgatitjet e fundit rreth ditës së pavarësisë, në shtëpinë e popullit, dikush bëri një veprim, pasojat e të cilit nuk i kishte parashikuar. Kishte bërë lëmsh fotografin e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e cila gjendej në holl të Kuvendit të Kosovës, pa e ditur se ajo mund të bëhej sebep, që pavarësia mund të mos shpallej ditën e planifikuar, më 17 shkurt 2008.

Largimi i fotografisë kishte alarmuar përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këta të fundit kishin kërcënuar më bojkotim të seancës të shpalljes së pavarësisë nëse fotografia e presidentit Rugova nuk do të kthehej në vendin e vet. Hashim Thaçi, që asokohe kishte vetëm pak muaj që ishte bërë kryeministër, kishte marrë një mesazh jo të këndshëm, teksa po i nderonte viktimat e familjes Jashari në Prekaz të Drenicës.

Ai që e kishte thirrur, i kishte dhënë një urdhër të prerë, shkruan Tribuna.

“Fotografia e Rugovës, duhet të kthehet në vendin e vet”. Dhe jo vetëm kaq. Fotografia do duhej të ishte e njëjta. Në dukje të parë, kjo nuk paraqiste ndonjë problem. Por aventura nis nga momenti kur merret vesh se fotografia ishte dëmtuar.

E tensionet fillojnë të ngrihen kur fillojnë të humbin shpresat për ta gjetur identiken.

Dikujt i kujtohet Astrit Haraçija, dikur ministër i Kulturës.

Pas afro gjashtë vjetësh nga ajo ditë, Haraçija rrëfen rrjedhën e kthimit të fotografisë në vendin e vet.

“Pas orës dhjetë të mbrëmjes së 16 shkurtit më kanë lajmëruar se është larguar fotoja e presidentit Rugova. Menjëherë kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë për ta rikthyer fotografinë në vendin e vet”, ka thënë Haraçija.

“Nuk e di se kush ka dhënë urdhër për largimin e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova, por e di që urdhri ishte për t’u kthyer ajo fotografi”, ka thënë Haraçija.

Ai nuk ka pranuar të flasë se kush ishin miqtë të cilët ndihmuan rikthimin e fotografisë së Ibrahim Rugovës në vendin e vet.

ARKATANA

“Nuk dua të flas me emra, por mund të them se kemi pasur mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët na kanë ndihmuar në kthimin e fotografisë së njëjtë dhe të formatit të njëjtë”, ka rrëfyer Haraçija. Largimi i fotografisë, sipas tij, kishte rrezikuar edhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës. “Nuk ka mundur të shpallet pavarësia pa u rikthyer fotografia aty”, ka theksuar Haraçija.

Pas urdhrit ‘nga lartë’ që Kuvendi i Kosovës kishte marrë për rikthimin e fotografisë së presidentit Rugova, ishte shfaqur një problem i cili kishte zgjatur me orë. “Kërkohej që fotografia e njëjtë të vendosjes në vendin ku është larguar. Unë kam shkuar e kam marrë fotografinë në zyrën time dhe jam nisur për ta rritur në formatin e njëjtë”, ka thënë ai.

Haraçija thotë të ketë shkuar në Shkup për ta ndrequr fotografinë e Rugovës.

“Kam shkuar në Shkup natën dhe e kam shtypur dhe atë e kam bërë me para të mia. Për Rugovën jam në gjendje të bëjë gjithçka”, rrëfen ai, duke shtuar se në shtëpinë e tij gjenden të gjitha fotografitë e presidentit Rugova.

“Prej fotografisë që është e vendosur përballë Grandit, e shumë fotografi të tjera janë tek unë”, rrëfen Haraçija.

Procesi i rikthimit të fotografisë kishte zgjatur rreth shtatë orë.

“Kemi punuar intensivisht që brenda këtyre shtatë orësh ta rikthejmë fotografinë e njëjtë në vendin e vet”, është shprehur Haraçija.

Largimi i fotografisë, sipas tij, ka pasur një arsye të fortë nga urdhërdhënësi.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë ngjarja më e madhe historike për vendin dhe dikujt nuk i ka konvenuar që fotografia e presidentit Rugova me qenë e pranishme aty”.

Një plan tjetër kishte bërë ish-deputeti Gani Geci. Ai ia kishte mësyrë Kuvendit me një fotografi tjetër të Rugovës.

Atë fotografi, ai thotë se e ka pas ndërmend ta ngjitë në Kuvend para se t’ia niste akti solemn i shpalljes së shtetësisë.

“E kam pas ndërmend me e ngjitë në foltoren e Kuvendit e pastaj me u ulë në vend dhe me nënshkrua deklaratën, ashtu siç edhe e kemi nënshkrua të gjithë”, pati thënë Geci asokohe. Por kur fotografia u kthye në vendin e vet, gjithçka ra në vend. Përfaqësuesit e popullit u mblodhën në Kuvend. Njëzëri, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.