FITORJA

Assange do të mund të përballej me dënimin me vdekje

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, i cili kërkoi të martën strehim politik në ambasadën e Ekuadorit, përballet me mundësinë e arrestimit për mosrespektimin e kushteve të lirimit të tij me kusht.

40-vjeçari Assange, në kushtet e lirimit të të cilit përfshihet qëndrimi në banesën e tij nga ora 22:00 deri në 08:00, kaloi natën në ambasadë.

Në 14 qershor, Gjykata e Lartë në Britani vendosi t’i mohojë australianit apelin ndaj vendimit të ekstradimit në Suedi, ku kërkohet nga drejtësia për t’u përballur me akuzat e përdhunimit të dy femrave.

Si themelues i “Wikileaks”, një uebsajt që grumbulloi dhe publikoi qindra mijëra dokumente sekretë të administratës amerikane, Assange fitoi famë ndërkombëtare, por ai ndiqet prej më shumë se dy vitesh nga drejtësia suedeze, pas padisë së ngritur ndaj tij nga dy vajza për përdhunim.

GRANDEMALL

Mënyra se si australiani arriti të përvetësonte një sasi të tillë informacioni të fshehtë nuk është bërë kurrë e qartë.

Aktualisht, Assange vazhdon të banojë në shtëpinë e tij në Londër, në pritje të ekstradimit në Suedi, që sipas vendimit të gjykatës, mund të nisë vetëm pas 28 qershorit.

Spekulohet se ekstradimi në Suedi mund të jetë hapi i parë drejt dërgimit të mëtejshëm në SHBA, ku ai mund të përballet me mundësinë e dënimit me vdekje, për akuzat e spiunazhit.

Nuk dihet ende nëse Ekuadori do të kthejë një përgjigje pozitive apo negative ndaj kërkesës për strehim politik. Të martën, ministri i Jashtëm deklaroi nga Kuito se kërkesa e Assange është duke u shqyrtuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.