UBT

Aspekte të panjohura për Steve Jobs

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish e fejuara: Pas 15 vjetësh Steve Jobs më tha “seksi me ty ishte mahnitës”SHBA – “Ishte i bindur se në një jetë të mëparshme kishte qenë pilot në Luftën e Dytë Botërore. Ndonjëherë ishte i paedukatë, por shumë i zoti për të bërë seks”. Këtë herë jetën e Steve Jobs e tregon ish e fejuara e tij Chrisann Brennan në librin e kujtimeve “The Bite In The Apple: A Memoir Of My Life With Steve Jobs”, që pritet të publikohet më 29 tetor.

Brennan siguron se ky libër tregon aspekte të panjohura të themeluesit të kompanisë “Apple”, me të cilin ajo pati një vajzë që Jobs nuk pranoi kurrë ta njihte.

Në një pjesë të librit, që është publikuar nga New York Post, Brennan shkruan se shpesh herë habitej nga ato që bënte dhe thoshte i fejuari i saj. Sipas Brennan, Jobs ishte shumë i bindur se kishte qenë pilot në një jetë të mëparshme, ndiqte leksionet e një mësuesi budist dhe shpesh fliste me një gjuhë të çuditshme.

Fundamenti

Steve Jobs dhe Chrisann Brennan e kaluan adoleshencën së bashku dhe u ndanë përfundimisht në vitin 1978, në moshën 23-vjeçare, kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre, Lisa, të cilën Jobs refuzoi ta njihte. Madje ai arriti deri në atë pikë sa tha në gjykatë se ishte steril dhe nuk mund të kishte fëmijë. Por në fund pranoi të paguante një shumë prej 500 dollarësh në muaj për rritjen e vajzës, si dhe i pagoi studimet në Harvard.

Në vitin 1991 Steve Jobs u martua me Laurene Powell, me të cilën pati 3 fëmijë. Por sipas Brennan, ai nuk i harroi netët e pasionit që kishte kaluar me të.

“Pas 15 vjetësh, kur ishte i martuar, Steve më telefonoi për të më falënderuar për netët e nxehta që kishim kaluar bashkë dhe më tha se seksi me mua kishte qenë mahnitës.”- shkruan Brennan. (er.nu/BalkanWeb)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.