Hidromorava

Aspak i arsyeshëm vendimi i Sindikatës…..?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Ibish Ibishi – Aspak i arsyeshëm vendimi i sindikatës e cila është shënd’rru në mekanizëm për realizim të interesave vetëm të një grupi të interesit!

Shoku Blerim edhe pse i ke të njohura shumë herët ankesat e kuadrit infermierik, si ato lidhur me benifitet të cilat i takojnë disa shërbimeve specifike dhe të parapara edhe në ligjin e punës NENI 56 poashtu edhe me diskriminimin që iu është ba kësaj kategorie ju i keni pas futë vesht n lesh, dhe përveç se nuk keni ndërmarr asnji hap për t’i mbrojt këta njerëz çka është më e keqja apo më tragjike ju u jeni kërcënua me disa veprime apo masa që keni menu se kinse mund t’i ndërmerrni, por keni harru se me ato veprime do ta kishit shkelë ligjin, por ndoshta as ju nuk ishit ni keq për shkak se tek ne ligji shkelet sikurse të jet “trotuar”!

At’her pra kur ju nuk mbani drejtësi si i pari i kësaj organizate diskriminuese, pse duhet kuadri infermierik me iu përgjigj ftesës tuaj për grevë? kjo poj bjen ta shfrytëzoj këtë anëtarësi, këtë armatë për t’realizu qëllim apo interes të njëanshëm apo keni edhe qëllim tjera !!!

GRANDEMALL

Mendoj se greva pa kërkesa të sinqerta e as reale nuk është e nevojshme as e domosdoshme dhe infermieria nuk duhet të bjer në gracka të tilla, të bahet argat i dreqit veç pse dikujt i teket të thërras për bojkot të shërbimeve ndaj atyne që nesër ma s’shumti kanë nevojë (pacienti) !!!

Blerim po harron se numrin më të madhë të anëtarësisë së sindikatës ta bojn infermieria dhe kuadri tjetër profesional dhe nuk është aspak korrekte me shfrytëzu kur e shihni se po rrezikohet interesi i nivelit tuaj edhe pse as ju nuk e keni marr vesh saktë, çka po ndodhë me ligjin e ri ?!ndërsa kur jan në pyetje interesat e kësaj armate shëndetësore ju struken nuk u nihet zani, përkundrazi dilni dhe kërcënoni ?

Me ligjin ne ri për pagat diskriminimi që iu është ba infermierisë dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të këtij niveli ka shfaqë pakënaqësi shumë të madhe edhe ndaj jush edhe ndaj këtij ligji për të cilën arsye edhe janë ba ankesat dhe kur jemi në pritje të përgjigjes at’her pse keni thirrë për grevë, cili është kuptimi i kësaj greve kur ankesat veç janë marr me u shqyrtu?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.