Hidromorava

Asociacioni me kompetenca ekzekutive çrregullon sistemin politik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Asociacioni/Bashkësia e Komunave Serbe, në formën si po provohet të ndërtohet, rrezikon të jetë një strukturë “mbikomunale” me fuqi kontrolluese për komunat serbe, dhe kjo rrezikon sistemin unitar të vendit dhe sistemin qeverisës njëshkallësh, ka thënë për “Kohën Ditore”, njohësi i pushtetit lokal, Besnik Tahiri.

Sipas tij, ky proces do të duhej të ishte brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, ku do të mund të zbriteshin fuqi administrative, por jo edhe politike apo ekzekutive. Ai ka theksuar se vetë fjala Bashkësi – Zajednica – në gjuhën serbe, është shumë më shumë sesa shoqatë, por si një bashkësi ose unifikim i disa elementeve qoftë administrative e kështu me radhë.

Betejë e ashpër pritet të zhvillohet për kompetencat që do t’i ketë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Kjo pikë, ndër më kryesoret e marrëveshjes së Brukselit, është ndër katër temat për të cilat palët javën e kaluar dështuan të arrinin marrëveshje. Zgjidhje këtyre çështjeve pritet t’u jepet në takimin e nesërm (e hënë) ndërmjet kryeministrave Mustafa -Vuçiq.

FIDANISHTJA

Si pala serbe po ashtu edhe ajo kosovare vazhdojnë të mos japin shume detaje rreth këtij Asociacioni.

Madje kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, duke folur për Asociacionin, tha se ai dhe zyrtarët e Brukselit kanë informata të rëndësishme sa i përket Asociacionit, por të cilat nuk mund t’i bëjnë publike.

http://koha.net/?id=27&l=64145

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.